PADEL KOSOVA PJESEMARRESE NE FIP RISE ANTAL

PADEL KOSOVA x FIP RISE TÜRKIYE 2022 

Federata e Padelit e Kosoves do te jete pjesemarrese ne turneun e pare qe do te organizohet nga Federata Nderkombetare e Padelit ne Antalya te Turqise, qe do te mbahet nga data 24-30 Tetor 2022. 

Faleminderit Federates se Padelit te Turqise per ftesen qe i ka bere Kosoves per te qene prezente ne kete event me 2 lojtare ne kategorine e meshkujve. 

Per shkak qe Federata e Padelit e Kosoves nuk eshte ende anetare zyrtare e Federates Nderkombetare te Padelit, per kete turne federata jone ka aplikuar per licensimin e lojtareve, dhe FIP – Federata Nderkombetare e Padelit sot i ka aprovuar licensat e tyre. 

Ky eshte nje hap shume i madh per federaten tone dhe perfaqesimit qe do ti bejme Kosoves ne arenen nderkombetare permes sportit me rritjen me te madhe ne bote. 

Ne kete turne, perfaqesuesit e federates sone do te mbajne disa takime pune me Federaten e Padelit te Turqise si dhe do te kemi rastin te takohemi me anetaret e te gjitha federatave te shteteve te tjera te cilat do te jene prezente. 

HAPET QENDRA E PARE E PADELIT NE KOSOVE

Ne me pak se 1 vjet qe nga themelimi i Federates se Padelit te Kosoves, i njoftojme te gjithe se tash e tutje aktivitetet e padelit ne vendin tone do te zhvillohen ne qendren e pare te padelit ne Kosove.

Qendra e Padeli ‘BE ALL PADEL’ me lokacion ne Prishtine ka hapur dyert e saj me daten 27.07.2022 per te gjithe ata te cilet deshirojne te ndjekin padelin si sport ose si aktivitet rekreativ. 

Faleminderit Kryetarit te Federates se Padelit te Kosoves, z. Besim Shulemaja si dhe Sekretarit te Pergjithshem z. Jusuf Kika per idene, iniciativen dhe punen e palodhshme qe kane bere deri me sot per te sjellur nje sport te ri ne vendin tone, ne partneritet me Legjenden e Futbollit Shqiptar, Lorik Cana, i cili i eshte pergjigjur pozitivisht kesaj nisme. 

Federata ne bashkepunim me BE ALL PADEL tash e tutje synojne masovizimin e ketij sporti permes: 

•Turneve te ndryshem;

•Themelimin e Shkolles se Padelit;

•Futjen e padelit si lende zgjedhore ne shkolla dhe universitete sportive;

•Formimi i Liges se Padelit; e shume te tjera. 

KOSOVA PADEL OPEN 2022

Sot me daten 17.09.2022, u mbajt turneu i pare i padelit ne Kosove. Ky turne eshte mbajtur ne qendren e padelit ne Prishtine, @beallpadel .

Ky turne shenon edhe 1-vjetorin e themelimit te federates se padelit, ku federata jone po shenon nje rrugetim te jashtezakonshem ne promovimin dhe masovizimin e sportit te padelit ne vendin tone. 

Te pranishem ne kete turne ishin 16 ekipe nga klubet perfaqesuese te padelit ne Kosove, si dhe lojtare te padelit nga Suedia, Danimarka, Egjipti, Londra dhe Italia. 

Padeli eshte nje sport per te gjithe i cili synon rritjen e komunitetit te padelit ne Kosove dhe me gjere. Arritja jone me e madhe eshte qe dita dites po realizojme qellimet tona. 

Ky eshte vetem fillimi. Shume gjera te medha per sportin e padelit po vijne ne vendin tone. 

I falendrojme te gjithe te pranishmit ne kete turne, mediat (@klankosovaofficial ), sponzoret (@icepower_kosova dhe @redbullkosova ), Qendren e Padelit BE ALL PADEL, Uje Alkaline dhe te gjithe musafiret te cilen kane ardhur per te ndjekur nga afer kete turne. 

I urojme fituesit: 

 Shpend Gerbeshi & Arlind Klimenta

 Agim Keka & Musa Selimi

 Endrit Murtezaj & Eduard Murtezaj

Ju faleminderit dhe mirupafshim ne organizimet e radhes!

FEDERATA E PADELIT E KOSOVES ANETARE E RE E KOK-UT

Federata e Padelit e Kosoves sot me daten 31.03.2022 eshte pranuar si anetare me te drejta te plota ne Komitetin Olimpik te Kosoves! 

Falenderojme te gjithe ata qe na ndihmuan per te arritur ketu ku jemi sot ende pa bere 1 vit qe nga themelimi i federates.

Se bashku drejt sukseseve te reja. 

2022, viti i padelit. 

Fjalimi i shkurter qe mbajti Kryetari i Padel Kosova, Besim Shulemaja gjate Asamblese Gjenerale te KOK-ut

•••

I nderuar President i Komitetit Olimpik te Kosoves, z. Ismet Krasniqi;

I nderuar Sekretar i Pergjithshem, z. Besim Aliti;

Te nderuar perfaqesuses te Komitetit Olimpik, te Federatave si dhe institucioneve sportive te Kosoves;

•••

Ne emer te federates me te re te sportit te padelit ne vendin tone, i falenderojme te gjithe ata qe na ndihmuan te arrijme deri ne kete Asamble. 

Federata e Padelit e Kosoves kuvendin themelues te saj e ka mbajtur me 28 Gusht 2021 dhe ende pa u bere nje vit qe nga themelimi kemi arritur rezultate mjaft te mira dhe kemi aplikuar per Licensimin e Federates ne Ministrine e Sportit.

Per shkak te mungeses se terreneve te padelit ne vendin tone, ne si federate kemi organizuar dy turne te padelit ne vendin ku une jetoj – Suedi, se bashku me komunitetin shqiptar atje. 

Ndersa deri ketu ku kemi ardhur sot dhe ku synojme te krijojme fushat e para te padelit ne Prishtine dhe Kosove ne menyre qe njerezit te dijne se per cfare sporti kemi te bejme fjale, i kemi bere me shpenzime vetanake mbuluar nga ana ime. 

Keto i kam bere me deshiren me te madhe per te kontribuar ne rritjen dhe zhvillimin e ketij sporti ne vendlindjen time pas hovit te madh qe ka bere ne pjesen me te madhe te botes.

Disa pika te shkurta ne lidhje me sportin: 

Padeli eshte nje sport kombinim i squash dhe tenis, luhet ne nje hapesire 20x10m, topat dhe reketat jane me te vecante sesa ata te tenisit, luhet 2 kunder 2 ne hapesiren e rrethuar me xhama. 

Eshte nje sport social i cili luhet nga te gjithe dhe per momentin po shijon rritjen dhe zhvillimin me te madh ne bote duke terhequr vemendjen e atleteve te disciplinave te tjera per te investuar apo luajtur ate.

Ju faleminderit. 

KLIPPAN PADEL TOURNAMENT 2022

Ka perfunduar sot me sukses edhe turneu i dyte i padelit organizuar nga Padel Kosova ne Klippan te Suedise. 

Ne kete turne te pranishem ishin 40 lojtare ndersa interesim ne kategorine e meshkujve kishte ende me shume, mirpo numri i caktuar ishte permbushur. 

Ndersa ne kategorine e femrave kesaj here nuk u permbush numri i caktuar ne menyre qe te zhvilloheshin mjaftueshem ndeshje edhe pse aplikimi kishte qene i hapur deri diten e djeshme. (Mirpo per shkak qe turneu ishte vetem me atlete te komunitetit shqiptar, nuk eshte bere me te tjere).

Ne kete turne u zhvilluan mjaft ndeshje te bukura ndersa ne fund rezultatet perfundimtare ishin si me poshte:

Vendi i Pare: Visar Nikqi & Burim Nikqi

Vendi i Dyte: Haris Berisha & Florim Seremeti

Vendi i Trete: Feriz Murseli & Albert Rexhepi

I falenderojme te gjithe pjesemarresit e ketij turneu si dhe te gjithe te interesuarit per te qene pjese e tij, ndersa i urojme fituesit e turneut te dyte te organizuar nga federata jone. 

Falenderojme te gjithe sponzoret te cilet na mundesuan te realizohet ky turne duke filluar nga Qendra e Padelit KLIPPAN PADEL e cila ishte ne kushte perfekte dhe me nje ambient te mrekullueshem. 

Falenderojme VENEZIA 1984 Restaurant qe u perkujdes me ushqim per te gjithe te pranishmit, HECBEK GROUP & VAXET PROMOTION per fanellat, si dhe shperblimet per fituesit dhe te pranishmit – ADIDAS PADEL x TRETORN, IMPERO PADEL & PADEL TOTAL. 

Falminderit STIGMA OF SWEDEN, HUR CITY, 10X GC, MOMENT HOTELS & ELGIGANTEN. 

Ndersa per fotografite dhe videot e turneut e falenderojme VALMIR HASANIN.

•••

Federata jone ende pa bere nje vit nga themelimi i saj ka arritur rezultate jashtezakonisht te mira dhe ky event ishte vetem fillimi per kete vit. 

Na presin shume pune dhe jemi ne fazen finale te qendres se padelit ne Prishtine, shkollen e padelit si dhe licensimit te federates sone. 

Next Event:

PRISHTINA PADEL OPEN 2022 🇽🇰

KLIPPAN PADEL TOURNAMENT 2022

Federata e Padelit e Kosoves i njofton te gjithe per turneun e radhes i cili do te mbahet me 5 mars 2022 ne Suedi.

Per shkak te kerkesave te shumta pas turneut te pare te mbajtur ne Nentor te vitit te kaluar, Federata ka vendos qe kete pranvere te organizohen edhe dy turne tjere, njeri prej tyre ne qytetin e Stokholmit.

Te dy keta turne do te organizohen nga Federata e Padelit e Kosoves, ndersa arsyeja perse do te mbahen ne Suedi eshte se pjesa me e madhe e lojtareve qe do te marrin pjese jane nga ky vend.

Sic kemi paralajmruar permes postimeve te kaluara, federata jone synim e ka organizimin e turneut ne Prishtine, Kosove jo me larg se ne veren e ketij viti per arsye se projekti per ndertimin e fushave eshte ne proces e siper.

Me te mbaruar fushat e para te padelit ne vend, do te organizohet edhe nje turne ne te cilin do te mund te marrin pjese sportiste nga Kosova ashtu edhe nga Shqiperia.

Turneu i radhes do te mbahet ne qytetin Klippan te Suedise, me 5 mars 2022 (dite e shtune).

Turneu do te zhvillohet nga ora 12:00-18:00 ne Qendren e Padelit KLIPPAN (me pronar shqiptar).

Ne kete turne jane te mireseardhur te gjithe shqiptaret jo vetem nga Suedia, mirpo edhe nga vende te tjera, mirpo eshte me rendesi qe pjesemarrja e tyre te konfirmohet me heret per shkak te regjistrimit te lojtareve. (Ju lutemi te keni parasysh masat ne lidhje me virusin qe ka shteti suedez si dhe shtetet tuaja perkatese ne te cilat jetoni).

Sa i perket turneut te madh te Stokholmit, per momentin eshte konfirmuar qe do te zhvillohet ne muajin Prill, ndersa per vendin dhe daten do te njoftoheni permes federates.

Te gjithe te interesuarit, ju lutem na kontaktoni permes numrave te telefonit si me poshte, ose na shkruani ne faqen tone ne Facebook dhe ne Instagram.

Afati i fundit per regjistrim eshte me 25 Shkurt.

+383 45 462 111
+46 72-207 87 70

Jeni te mireseardhur!

FEDERATA E PADELIT E KOSOVES

Besim Shulemaja 🇸🇪
Jusuf Kika 🇽🇰

HALMSTAD PADEL TOURNAMENT

Dje eshte mbajtur turneu i pare i organizuar nga Federata e Padelit e Kosoves. Turneu u mbajt ne Halmstad te Suedise se bashku me komunitetin shqiptar.
Ne kete turne ishin pjesemarres 42 lojtare (femra dhe meshkuj).

Pjesemarrese femra ishin gjithsejt 8, ndersa fitore shenuan dyshja Kaltrina Rushiti & Arbnora Robeli.
Ndersa ne kategorine e meshkujve per shkak te numrit te madh te lojtareve si dhe nivelit te lojes, ishte ndare ne 3 kategori:
•Ne nivelin me te larte fitore shenuan dyshja Gezim Gashi & Flamur Ahmeti.
•Ne nivelin e dyte fituan Vildan Raskaj & Fidan Jashari.
•Ne nivelin e trete triumfuan dyshja Visar Rexha & Daan Kodra.
Te gjithe pjesemarresit pranuan nga nje mirenjohje nga Federata e Padelit e Kosoves si dhe shperblime te ndryshme.
Pas perfundimit te turneut ishte organizuar edhe nje darke per te gjithe te pranishmit, ndersa atmosfera ishte jashtezakonshme ne mes te gjithe grupit.

Falenderojme edhe sponzoret per perkrahjen e tyre ne organizimin e ketij turneu:

•STIGMA of Sweden
•10X Group Consulting
•Elgiganten Ängelholm
•Venezia 1984 Resturang
•Punch Restaurang & Bar
•HECBEK Group
•Klippan Padel

Nje falenderim i vecante shkon edhe per fotografin Kushtrim Morina, i cili ka kapur keto momente te bukura gjate dites se djeshme.
Federata e Padelit e Kosoves te gjithe shqiptareve kudo qe jane shfrytezon rastin qe te ju uroj festen e 28 Nentorit.
Per Federaten e Padelit te Kosoves ky eshte vetem fillimi. Turne te tjere te organizuar ne Europe do te vijne se shpejti, ndersa turneu kryesor do te jete ai i vitit 2022 ne Prishtine.

Per me Shume informacione na ndiqni ne faqet tona ne Facebook si dhe ne Instagram (ndersa se shpejti do te lancohet edhe website zyrtar i federates me shume risi).
Falemnderit. Tack.

PËRFAQËSUESIT E FEDERATËS SË PADELIT TË KOSOVËS TAKOHEN ME DREJTUESIT E KOKSH-IT

Sot patëm kënaqësinë të takoheshim me Presidentin e Komitetit Olimpik të Shqiperisë, z. Fidel Ylli, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm z. Gerti Shima.

Takimi ishte produktiv ku ndër të tjerash biseduam në lidhje me sportin më të ri të Padelit, ardhjen e tij në trojet shqiptare dhe bashkëpunimin në mes të dyja shteteve.


Faleminderit shumë për mikpritjen!

Vizite në Albanian Padel Group

Ishte me te vertete kenaqesi te vizitojme qendren e madhe te padelit ne Tirane (Albanian Padel Group) dhe me kete rast kryetari i Federates se Padelit te Kosoves, Besim Shulemaja zhvilloj nje ndeshje me legjenden e futbollit shqiptar, Lorik Cana.

Federates se Padelit te Shqiperise ju urojme gjithe te mirat dhe shume suksese ndersa shtetet tona se bashku do te zhvillojne dhe promovojne sportin e padelit ne nivel me te larte. Faleminderit per mikpritjen tuaj Alessandro Pallini dhe shihemi se shpejti!