HALMSTAD PADEL TOURNAMENT

Dje eshte mbajtur turneu i pare i organizuar nga Federata e Padelit e Kosoves. Turneu u mbajt ne Halmstad te Suedise se bashku me komunitetin shqiptar.
Ne kete turne ishin pjesemarres 42 lojtare (femra dhe meshkuj).

Pjesemarrese femra ishin gjithsejt 8, ndersa fitore shenuan dyshja Kaltrina Rushiti & Arbnora Robeli.
Ndersa ne kategorine e meshkujve per shkak te numrit te madh te lojtareve si dhe nivelit te lojes, ishte ndare ne 3 kategori:
•Ne nivelin me te larte fitore shenuan dyshja Gezim Gashi & Flamur Ahmeti.
•Ne nivelin e dyte fituan Vildan Raskaj & Fidan Jashari.
•Ne nivelin e trete triumfuan dyshja Visar Rexha & Daan Kodra.
Te gjithe pjesemarresit pranuan nga nje mirenjohje nga Federata e Padelit e Kosoves si dhe shperblime te ndryshme.
Pas perfundimit te turneut ishte organizuar edhe nje darke per te gjithe te pranishmit, ndersa atmosfera ishte jashtezakonshme ne mes te gjithe grupit.

Falenderojme edhe sponzoret per perkrahjen e tyre ne organizimin e ketij turneu:

•STIGMA of Sweden
•10X Group Consulting
•Elgiganten Ängelholm
•Venezia 1984 Resturang
•Punch Restaurang & Bar
•HECBEK Group
•Klippan Padel

Nje falenderim i vecante shkon edhe per fotografin Kushtrim Morina, i cili ka kapur keto momente te bukura gjate dites se djeshme.
Federata e Padelit e Kosoves te gjithe shqiptareve kudo qe jane shfrytezon rastin qe te ju uroj festen e 28 Nentorit.
Per Federaten e Padelit te Kosoves ky eshte vetem fillimi. Turne te tjere te organizuar ne Europe do te vijne se shpejti, ndersa turneu kryesor do te jete ai i vitit 2022 ne Prishtine.

Per me Shume informacione na ndiqni ne faqet tona ne Facebook si dhe ne Instagram (ndersa se shpejti do te lancohet edhe website zyrtar i federates me shume risi).
Falemnderit. Tack.