HAPET QENDRA E PARE E PADELIT NE KOSOVE

Ne me pak se 1 vjet qe nga themelimi i Federates se Padelit te Kosoves, i njoftojme te gjithe se tash e tutje aktivitetet e padelit ne vendin tone do te zhvillohen ne qendren e pare te padelit ne Kosove.

Qendra e Padeli ‘BE ALL PADEL’ me lokacion ne Prishtine ka hapur dyert e saj me daten 27.07.2022 per te gjithe ata te cilet deshirojne te ndjekin padelin si sport ose si aktivitet rekreativ. 

Faleminderit Kryetarit te Federates se Padelit te Kosoves, z. Besim Shulemaja si dhe Sekretarit te Pergjithshem z. Jusuf Kika per idene, iniciativen dhe punen e palodhshme qe kane bere deri me sot per te sjellur nje sport te ri ne vendin tone, ne partneritet me Legjenden e Futbollit Shqiptar, Lorik Cana, i cili i eshte pergjigjur pozitivisht kesaj nisme. 

Federata ne bashkepunim me BE ALL PADEL tash e tutje synojne masovizimin e ketij sporti permes: 

•Turneve te ndryshem;

•Themelimin e Shkolles se Padelit;

•Futjen e padelit si lende zgjedhore ne shkolla dhe universitete sportive;

•Formimi i Liges se Padelit; e shume te tjera.