KLIPPAN PADEL TOURNAMENT 2022

Ka perfunduar sot me sukses edhe turneu i dyte i padelit organizuar nga Padel Kosova ne Klippan te Suedise. 

Ne kete turne te pranishem ishin 40 lojtare ndersa interesim ne kategorine e meshkujve kishte ende me shume, mirpo numri i caktuar ishte permbushur. 

Ndersa ne kategorine e femrave kesaj here nuk u permbush numri i caktuar ne menyre qe te zhvilloheshin mjaftueshem ndeshje edhe pse aplikimi kishte qene i hapur deri diten e djeshme. (Mirpo per shkak qe turneu ishte vetem me atlete te komunitetit shqiptar, nuk eshte bere me te tjere).

Ne kete turne u zhvilluan mjaft ndeshje te bukura ndersa ne fund rezultatet perfundimtare ishin si me poshte:

Vendi i Pare: Visar Nikqi & Burim Nikqi

Vendi i Dyte: Haris Berisha & Florim Seremeti

Vendi i Trete: Feriz Murseli & Albert Rexhepi

I falenderojme te gjithe pjesemarresit e ketij turneu si dhe te gjithe te interesuarit per te qene pjese e tij, ndersa i urojme fituesit e turneut te dyte te organizuar nga federata jone. 

Falenderojme te gjithe sponzoret te cilet na mundesuan te realizohet ky turne duke filluar nga Qendra e Padelit KLIPPAN PADEL e cila ishte ne kushte perfekte dhe me nje ambient te mrekullueshem. 

Falenderojme VENEZIA 1984 Restaurant qe u perkujdes me ushqim per te gjithe te pranishmit, HECBEK GROUP & VAXET PROMOTION per fanellat, si dhe shperblimet per fituesit dhe te pranishmit – ADIDAS PADEL x TRETORN, IMPERO PADEL & PADEL TOTAL. 

Falminderit STIGMA OF SWEDEN, HUR CITY, 10X GC, MOMENT HOTELS & ELGIGANTEN. 

Ndersa per fotografite dhe videot e turneut e falenderojme VALMIR HASANIN.

•••

Federata jone ende pa bere nje vit nga themelimi i saj ka arritur rezultate jashtezakonisht te mira dhe ky event ishte vetem fillimi per kete vit. 

Na presin shume pune dhe jemi ne fazen finale te qendres se padelit ne Prishtine, shkollen e padelit si dhe licensimit te federates sone. 

Next Event:

PRISHTINA PADEL OPEN 2022 🇽🇰