KLIPPAN PADEL TOURNAMENT 2022

Federata e Padelit e Kosoves i njofton te gjithe per turneun e radhes i cili do te mbahet me 5 mars 2022 ne Suedi.

Per shkak te kerkesave te shumta pas turneut te pare te mbajtur ne Nentor te vitit te kaluar, Federata ka vendos qe kete pranvere te organizohen edhe dy turne tjere, njeri prej tyre ne qytetin e Stokholmit.

Te dy keta turne do te organizohen nga Federata e Padelit e Kosoves, ndersa arsyeja perse do te mbahen ne Suedi eshte se pjesa me e madhe e lojtareve qe do te marrin pjese jane nga ky vend.

Sic kemi paralajmruar permes postimeve te kaluara, federata jone synim e ka organizimin e turneut ne Prishtine, Kosove jo me larg se ne veren e ketij viti per arsye se projekti per ndertimin e fushave eshte ne proces e siper.

Me te mbaruar fushat e para te padelit ne vend, do te organizohet edhe nje turne ne te cilin do te mund te marrin pjese sportiste nga Kosova ashtu edhe nga Shqiperia.

Turneu i radhes do te mbahet ne qytetin Klippan te Suedise, me 5 mars 2022 (dite e shtune).

Turneu do te zhvillohet nga ora 12:00-18:00 ne Qendren e Padelit KLIPPAN (me pronar shqiptar).

Ne kete turne jane te mireseardhur te gjithe shqiptaret jo vetem nga Suedia, mirpo edhe nga vende te tjera, mirpo eshte me rendesi qe pjesemarrja e tyre te konfirmohet me heret per shkak te regjistrimit te lojtareve. (Ju lutemi te keni parasysh masat ne lidhje me virusin qe ka shteti suedez si dhe shtetet tuaja perkatese ne te cilat jetoni).

Sa i perket turneut te madh te Stokholmit, per momentin eshte konfirmuar qe do te zhvillohet ne muajin Prill, ndersa per vendin dhe daten do te njoftoheni permes federates.

Te gjithe te interesuarit, ju lutem na kontaktoni permes numrave te telefonit si me poshte, ose na shkruani ne faqen tone ne Facebook dhe ne Instagram.

Afati i fundit per regjistrim eshte me 25 Shkurt.

+383 45 462 111
+46 72-207 87 70

Jeni te mireseardhur!

FEDERATA E PADELIT E KOSOVES

Besim Shulemaja 🇸🇪
Jusuf Kika 🇽🇰