PADEL KOSOVA x FIP RISE TÜRKIYE 2022
Federata e Padelit e Kosoves do te jete pjesemarrese ne turneun e pare qe do te organizohet nga Federata Nderkombetare e Padelit ne Antalya te Turqise, qe do te mbahet nga data 24-30 Tetor 2022.
Faleminderit Federates se Padelit te Turqise per ftesen qe i ka bere Kosoves per te qene prezente ne kete event me 2 lojtare ne kategorine e meshkujve.
Per shkak qe Federata e Padelit e Kosoves nuk eshte ende anetare zyrtare e Federates Nderkombetare te Padelit, per kete turne federata jone ka aplikuar per licensimin e lojtareve, dhe FIP – Federata Nderkombetare e Padelit sot i ka aprovuar licensat e tyre.
Ky eshte nje hap shume i madh per federaten tone dhe perfaqesimit qe do ti bejme Kosoves ne arenen nderkombetare permes sportit me rritjen me te madhe ne bote.
Ne kete turne, perfaqesuesit e federates sone do te mbajne disa takime pune me Federaten e Padelit te Turqise si dhe do te kemi rastin te takohemi me anetaret e te gjitha federatave te shteteve te tjera te cilat do te jene prezente.