FEDERATA E PADELIT E KOSOVES ANETARE E RE E KOK-UT

Federata e Padelit e Kosoves sot me daten 31.03.2022 eshte pranuar si anetare me te drejta te plota ne Komitetin Olimpik te Kosoves! 

Falenderojme te gjithe ata qe na ndihmuan per te arritur ketu ku jemi sot ende pa bere 1 vit qe nga themelimi i federates.

Se bashku drejt sukseseve te reja. 

2022, viti i padelit. 

Fjalimi i shkurter qe mbajti Kryetari i Padel Kosova, Besim Shulemaja gjate Asamblese Gjenerale te KOK-ut

•••

I nderuar President i Komitetit Olimpik te Kosoves, z. Ismet Krasniqi;

I nderuar Sekretar i Pergjithshem, z. Besim Aliti;

Te nderuar perfaqesuses te Komitetit Olimpik, te Federatave si dhe institucioneve sportive te Kosoves;

•••

Ne emer te federates me te re te sportit te padelit ne vendin tone, i falenderojme te gjithe ata qe na ndihmuan te arrijme deri ne kete Asamble. 

Federata e Padelit e Kosoves kuvendin themelues te saj e ka mbajtur me 28 Gusht 2021 dhe ende pa u bere nje vit qe nga themelimi kemi arritur rezultate mjaft te mira dhe kemi aplikuar per Licensimin e Federates ne Ministrine e Sportit.

Per shkak te mungeses se terreneve te padelit ne vendin tone, ne si federate kemi organizuar dy turne te padelit ne vendin ku une jetoj – Suedi, se bashku me komunitetin shqiptar atje. 

Ndersa deri ketu ku kemi ardhur sot dhe ku synojme te krijojme fushat e para te padelit ne Prishtine dhe Kosove ne menyre qe njerezit te dijne se per cfare sporti kemi te bejme fjale, i kemi bere me shpenzime vetanake mbuluar nga ana ime. 

Keto i kam bere me deshiren me te madhe per te kontribuar ne rritjen dhe zhvillimin e ketij sporti ne vendlindjen time pas hovit te madh qe ka bere ne pjesen me te madhe te botes.

Disa pika te shkurta ne lidhje me sportin: 

Padeli eshte nje sport kombinim i squash dhe tenis, luhet ne nje hapesire 20x10m, topat dhe reketat jane me te vecante sesa ata te tenisit, luhet 2 kunder 2 ne hapesiren e rrethuar me xhama. 

Eshte nje sport social i cili luhet nga te gjithe dhe per momentin po shijon rritjen dhe zhvillimin me te madh ne bote duke terhequr vemendjen e atleteve te disciplinave te tjera per te investuar apo luajtur ate.

Ju faleminderit.